Debati Conte – Capello, çfarë ndodhi?

Inter luajti ndaj Shakhtar Donetsk, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.

‘Nerazzurrët’ po kërkonin fitoren me çdo kusht në mënyrë që të siguronin kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Inter nuk mundi të siguronte kualifikimin pasi që barazoi me Shakhtar Donetsk, kshtu që ishin ekipi gjerman Borussia Monchengladbach të cilët avancuan tutje.

Duke folur për ‘SkySports’, trajneri i Inter, Antonio Conte, nuk ishte i kënaqur me analisët në studio të cilët ishin Fabio Capello dhe Alessandro Costacurta.

‘Nuk kishte motivim dhe dëshirë që të arrihej fitorja me çdo kusht’ kishte thënë Capello, ndërsa Conte e ndërpreu duke thënë: ‘Nuk kam përgjigje për këtë’.

Intervista vazhdoi por trajneri i Inter ishte tejet i inatosur.

‘Shakhtari erdhi këtu dhe i ndryshoi taktikat për të na neutralizuar lojën tonë. Ata humbën 5-0, për këtë ndryshuan lojë, mendo për këtë para se të bësh pyetje’, tha ai.

Ndërsa, Capello e kishte pyetur se a kishte plan B, në rast se gjërat nuk do të funksiononin, duke parë Shakhtarin që ka ndryshuar taktikë?

‘Ne kemi planin B, dhe nuk do të flas këtu për atë sepse do të neutralizoheshim të ardhmen’, tha Conte.

Sjellja e 51 vjeçarit u kritikua nga dy analistët e studios, Capello dhe Costacurta.

‘Sot ishte e pamundur të flisje me Conten, ai nuk e kupton që nuk mund të flasim vetëm kur gjërat shkojnë mirë, Inter ka pësuar një goditje financiare tjetër, pasi që nuk do të jenë as në Europa League, mendoni për pasojat që do të ketë edhe për sponsorët’, tha Capello.

‘Jam i zhgënjyer nga shoku im Conte, më vjen keq që nuk u soll me respekt ndaj nesh, ai është person i veçantë, por sot nuk më pëlqeu mënyra se si u soll’, tha Costacurta.

Inter nuk ka arritur të kalojë fazën e grupeve që nga viti 2013, tani ata kanë investuar dhe Antonio Conte, aktualisht është trajneri më i paguar në Serie A.

Ngjarja paraprake

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Elbasan

Ngjarja e ardhëshme

Vdes mjeku Nijazi Ahmeti pas infektimit me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian