Debati ashpër mes Donald Veshaj dhe Einxhel Shkirës, aktori i përmend sherrin me Oriolen dhe Kejvinën!

min lexim

Gjatë emisionit Big Brother VIP, dy konkurrentët Donald Veshaj dhe Einxhel Shikra kanë debatuar ashpër pas akuzave se ky i fundit e ka hequr padrejtësisht nga puna dhe nuk e ka paguar atë.

Në debat e sipër Enixnel Shikra e ka quajtur Donaldin si burracak, ndërkohë që ky u fundit i ka përmendur një sherr që Shikra ka patur me dy modelet, Oriola Marashi dhe Kejvina Kthella.

Dy vite më parë media ka zbuluar konfliktin mes tre vajzave që ka degraduar dhe në dhunë fizike.

Një përplasje fizike VIP ka “tronditur” botën e showbizz-it shqiptar, me protagoniste tri vajza të njohura, që dikur shoqëroheshin në festa e udhëtime njësoj si te “Sex and the city”. Në orët e mbrëmjes para disa ditësh, dy modelet Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë konfliktuar fizikisht me moderatoren Einxhel Shkira.

Gjithë historia nisi pas disa batutave që Shkira bëri për modelen Kejvina Kthella, pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës te “Dance with me”, ku kërcen çift me politikanin Eduart Ndocaj. Ishin modelet Marashi dhe Kthella, ato që shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike.

Burime nga media të ndryshme bëjnë me dije se Einxheli është parë në rrugë nga patrulla e Policisë, duke vendosur që të bëjë edhe denoncimin, e shoqëruar nga vëllai i saj. E kontaktuar nga “Anabel.al”, Einxhel Shkira konfirmoi ngjarjen dhe theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola, e cila është kushërira e Kejvinës, thjesht kishte ardhur si mbështetje për të, por më pas situata ka degraduar.

“Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim Kejvinën, me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën”, tha Shkira në një rrëfim për “Anabel.al.” Edhe pse lajmi i sherrit fizik të tyre mori dhenë, Einxhel vazhdon jetën duke postuar pamje nga shtëpia e saj dhe dedikime të fansave.

Nga ana tjetër, Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi nuk kanë reaguar pas sherrit, por kanë vazhduar jetën aktive në rrjetet sociale duke marrë poza seksi njësoj si më parë. Ajo që ka bërë përshtypje nga postimet e Kejvinës është një video në “Instagram”, ku në sfond dëgjohet kënga “Criminal”.

Einxhel, e cila sapo ka lënë në mes rubrikën e saj në programin “E diell” në “Top Channel”, e pohoi vetë gjithë çfarë ka ndodhur, duke shtuar se mosmarrëvëshjen e kishte me Kejvinën, ndërsa Oriola ka shkuar për të mbështetur kushërirën e saj. Kujtojmë se Kejvina dhe Oriola janë në konflikt edhe me Françeska Jaçen dhe alu dohet se gjithçka ka ndodhur për një çantë “Channel”.

Madje, flitet se për faktin që Einxhel ka miqësi me Françeskën, kjo ka qenë dhe arsyeja pse dy kushërirat i kanë kërkuar takim asaj, si mikeshë e armikes së tyre të momentit. Pak kohë më parë u përfol se dy modelet seksi, Kejvina Kthella dhe Françeska Jaçe, nuk flisnin me njëra-tjetrën.

Pas disa fotove që publikuan së bashku në rrjetet sociale, u tha se shkak i sherrit të tyre ishte bërë një çantë e shtrenjtë. Vetë Kejvina e ftuar në programin “Mos i fol shoferit” e sqaroi me diplomaci sherrin e madh mes tyre, për të cilin janë në dijeni të gjithë miqtë e afërt.

LUFTË BANDASH MES VAJZAVE VIP, ZANAFILLA E PËRPLASJES KEJVINA-EINXHEL

Po si qëndron e vërteta e sherrit banal të dy shoqeve, Kejvina Kthellës dhe Françeska Jaçes, që u bënë mikesha brenda një kohe shumë të shkurtër dhe që u prishën për një çantë markë? E vërteta është që sherri mes ish-lojtares së “Big Brother” dhe ish-velinës së “Xing me Ermalin” ndodhi për një aksesor luksoz, ndërkohë që sot e luftojnë njëra-tjetrën njëlloj si bandat e rrezikshme, duke përdorur edhe forcën.

Prej kohësh, në rrjete sociale kishte munguar një postim i përbashkët i dy mikeshave, që dikur nuk reshtnin së punlikuari foto të projekteve bashkë, apo edhe udhëtimeve, pushimeve luksoze e festave ku shfaqeshin të pandara nga njëra-tjetra. Nga videot ku dy modelet përballeshin me “Range Roverat” përkatës dhe përshëndeteshin, apo komentet që i bë nin njëra-tjetrës, sot mes tyre është shndërruar në armiqësi. Por sherri me Kejvina Kthellën duket se i ka krijuar edhe armiq të tjerë Françeska Jaçes, si modelja tjetër Oriola Marashi, e cila thuhet se në këtë rast mban anën e Kejvinës, duke qenë se kanë dhe lidhje familjare me njëratjetrën. Sherri ndodhi vetëm për një çantë “Channel” dhe detaje më shumë për këtë konflikt ka dhënë ish-banori i “Big Brother”, Ben Kasemi, i cili është shprehur se Kejvina dhe Françeska nuk flasin me njëra-tjetrën dhe shkak është bërë një aksesor luksoz që Kejvina i ka marrë borxh Françeskës e më pas e ka humbur.

Në një status në “Instastory”, Beni shkruan se arsyeja e sherrit mes dy va jzave, të cilat ai i quan ‘modele’, është një çantë e markës “Channel”. Ish-banori i BB shkruan më tej se ka qenë Françeska ajo që e ka akuzuar ish-velinën e “Xing me Ermalin” se i ka vjedhur çantën.

Kjo e fundit ia ka blerë të re në dyqan dhe ia kthyer çantën firmato, për të cilën akuzohej dhe që nga ajo ditë nuk flasin më. Në statusin e plotë të Ben Kasemit shkruhet: “Boll me Françeskën se ia kemi rrit pazarin. Tani, Kejvina i ka marrë borxh një çantë ‘Channel’ kësaj dhe na i paska humbur kësaj ‘modeles’. Kjo e akuzon se Kejvina ia kishte vjedhur dhe Kejvina si zonjë e rëndë ia bleu në dyqan dhe ia dha të re. Që atë ditë u prishën. Ps: Hajde sqarim hajde!”.

Pas kësaj, të dyja vajzat kanë fshirë çdo foto bashkë në rrjetet sociale dhe nuk ndiqen më në “Instagram”. “Vipat e Bllokut” kanë vendosur që t’ia prishin qejfin Françeskës, pasi në faqen e tyre në “Instagram” është postuar një bisedë e modeles Oriola Marashi, e cila duket se po “sulmon” Françeska Jaçen.

Shihet qartë që pas shkatërrimit të miqësisë me Françeskën, Kejvina ka forcuar edhe më shumë miqësinë me Oriola Marashin. Dy vajzat e shprehin hapur ‘dashurinë’ dhe vlerësimin për njëra-tjetrën sa herë që u jepet rasti. Nuk mungojnë as postimet mbështetëse për arritjet e tyre, duke treguar qartë se janë mikesha për kokë. Megjithatë, se si do të shkojë miqësia e tyre deri në fund, kjo mbetet për t’u parë!

Përveç Oriolës dhe Kejvinës, Françeska Jaçes i janë shtuar armiqtë. Së fundmi, me një kërkim në rrjete sociale, mund të dallojmë se fotografi që ndante çdo projekt me ishbanoren e “Big Brother”, Juxhin Kurti, jo vetëm që nuk e ndjek në “Instagram”, por ka fshirë pothuajse të gjitha fotot me të.

Me sa duket, ish-banores së “Big Brother” nuk i ndahen sherret, jo vetëm me njerëz të zakonshëm, por edhe me personazhe të njohura, që i kanë vënë vetes qëllim t’i qëndrojnë larg, por edhe ta demaskojnë sa herë u jepet rasti. Kujtojmë që, gjatë periudhës që shoqëroheshin bashkë, ato komentoheshin për jetën e luksit dhe veshjet e shtrenjta.

Françeska Jaçe u bë e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në spektaklin “Big Brother Albania 5”. Gjithçka nisi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe Françeska u bë një ndër të preferuarat, por karriera e saj nuk kishte nisur këtu. Në moshën 15- vjeçare, Françeska mori pjesë në një garë modelingu “Albania Next Top Model”.

Përveç të bërit modelen, ish-banoren e “Big Brother” e shikojmë të angazhuar edhe në biznes, një agjenci udhëtimesh. Modelja nuk ndalet së ekspozuari luksin e tepërt që e rrethon dhe udhëtimet e shumta që realizon. Ndërsa Kejvina, e cila aktualisht është pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance with me”, u bë e njohur falë spektaklit të humorit në Shqipëri, “Xing me Ermalin”, angazhim që e la në mes.

Arsyeja e largimit ishte pjesëmarrja në një spektakël të njohur italian, por me sa duket planet nuk i dolën dhe Kejvina, shoqe e ngushtë me Françeska Jaçen, iu fut modelingut. Kështu, ajo vendosi të kthehej sërish në Shqipëri dhe në po të njëjtin televizion. Einxhel Shkira, përveç modelingut, është bërë e njohur si moderatore e veçantë me stilin unik, ndërsa Oriola Marashi mori famë si artistja OTR, e cila po i përkushtohet modës deri në realizimin e këngës së saj të parë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një sinjal shprese? Vazhdojnë bisedimet për Ukrainën pavarësisht paralajmërimit rus

Story i radhës

Ademi u prit nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë

Të fundit nga