Debate në Kuvend, Gjiknuri-Bardhit: O unë, o ti, nëse vërteton se kam qenë dy herë në Maltë!

Deputetët Gazment Bardhi dhe Damian Gjiknuri janë përplasur ashpër në Kuvend, ku nuk kanë munguar edhe kërcënimet.

Ka qenë kreu i Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili ka akuzuar Gjiknurin për lidhje me ata, që ai i quajti “mafiozët e inceneratorëve”, ndërsa publikoi në foltore edhe një foto me të dhënat e sistemit TIMS, që sipas demokratit, tregojnë udhëtimet e Gjiknurit si ministër Ekonomie dhe Energjetike, me përfituesit e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Kjo ka revoltuar ish-ministrin Gjiknuri, i cili nga foltorja e Kuvendit deklaroi se ka qenë në Maltë vetëm një herë, duke i kërkuar Bardhin se nëse i vërteton se ai ka qenë dy herë në këtë vend, në sallën e Kuvendit do të qëndrojë vetëm njëri prej tyre.

Pjesë nga debati:

Gjiknuri: Nuk doja ta merrja fjalën, por dëgjova emrin tim këtu krejt rastësisht. Ju keni një problem, problemin e keni me kontratat e inceneratorëve dhe si i kanë lëshuar ato apo me personat në fjalë? Se s’po e kuptoj. E dyta, në ato kontrata, ministria që kam drejtuar nuk ka asnjë rol. Për skenën që keni bërë kallëzim, çojeni deri në fund, por të përmendni këtu jo kështu e ashtu, kjo nuk është etike. Ti Gaz aq e ke, maksimumi do rrish te hija e tij, e do harrohesh bashkë me ta. Mos u mundo të ndërtosh karakterin tënd mbi shpije. Nëse gjen që unë e kam vizituar atë, vetëm njëherë si ministër, po gjete më shumë se një udhëtim, o unë, o ti në këtë sallë. Nëse gjen dy udhëtime të mija në Maltë, dil këtu e thuaji, ndryshe o unë, o ti në këtë sallë.

Bardhi: Në fakt prisja të sqaroje udhëtimet me mafiozët e inceneratorëve, prisja përgjigje nëse ke ose jo llogari të fshehtë në Maltë, prisja të përgjigjeshe a ke apo jo shtëpi të fshehur me emrin e ndonjë prej miqve të tu?

Gjiknuri: Ma gjej.
Bardhi: Ta gjej unë, TIMS-i.

Gjiknuri: E njoh që në shkollë atë.

Bardhi: Shumë mirë që e njeh, bën mirë të gjesh ndonjë avokat të mirë

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Virusi respirator sincital po përhapet si një pandemi mes të vegjëlve në Itali

Ngjarja e ardhëshme

“Djajtë e Kuq” janë të vetëdijshëm se mund ta humbasin Pogban

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian