deanoski do ta padisim shtetin nese nuk na rrisin pagat 678aa3ce69a26

Deanoski: Do ta padisim shtetin nëse nuk na rrisin pagat

January 17, 2025
1 minut lexim

Shkup, 17 janar – Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Administratës së Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve, Tërpe Deanoski deklaroi se i kanë dërguar Qeverisë kërkesë formale për t’u takuar me kryeministrin dhe për të vazhduar dialogun që siç thotë ata është ndërprerë në mënyrë të njëanshme nga Ministria e Financave. Deanoski thotë se presin që Qeveria të tregojë mirëkuptim dhe ta pranojë dorën e zgjatur për të gjetur zgjidhje, në të kundërtën thotë ai, do t’i riaktivizojnë protestat dhe do t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e parapara me ligj për të shprehur pakënaqësitë.

“Këto ditë kemi lexuar deklarata deklarative të Qeverisë, përmes të cilave jemi ftuar në takime përmes mediave, ndërsa nuk kemi marrë zyrtarisht asnjë ftesë për vazhdimin e dialogut. Meqenëse dialogu nuk zhvillohet përmes njoftimeve dhe mediave sindikata sot ka dorëzuar një kërkesë formale për takim me kryeministrin, me të cilën kërkojmë rifillimin e dialogut të ndërprerë në mënyrë të njëanshme nga Ministria e Financave duke refuzuar propozimin për marrëveshje kolektive për shtesë në paga për këta punëtorë që sot po protestojnë me ne”.

Zoran Georgievski nga Ministria e Drejtësisë tha se ata meritojnë kushte dinjitoze të jetesës dhe theksoi se këto kushtet nuk mund të arrihen me paga që nuk ecin me rritjen e standardit të jetesës.

“Kërkojmë trajtim të barabartë për të gjithë. Çdo punëtor, pavarësisht nga pozicioni apo vendi i punës, ka të drejtën e të njejtës rritje dhe të njejtit vlerësim për punën e tij. Ne kërkojmë një rritje pagash prej të paktën 30 %, që është minimumi që mund të bëhet, për të lejuar punëtorët të ruajnë dinjitetin e tyre dhe të sigurojnë nevojat bazë për familjet e tyre”.

Të punësuarit e 7 ministrive, Entit Shtetëror të Statistikave dhe Arkivit Shtetëror kanë protestuar nga dita e hënë duke kërkuar rritje të pagave për 30%.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

administrata shteterore murat turqit te diskriminuar nga shteti 678aa31b0569f
Story i mëparshëm

Administrata Shtetërore! Murat: Turqit të diskriminuar nga shteti!

959 416 mjete aktive ne shqiperi deri ne fund te vitit 2024 17 023 jane te gjenerates se fundit 678aa87e615a9
Story i radhës

959 416 mjete aktive në Shqipëri deri në fund të vitit 2024, 17 023 janë të gjeneratës së fundit

Të fundit nga

Holly Willoughby shkëlqyese me fustan rozë

Holly Willoughby e ngriti nxehtësinë me postimin e saj të fundit në Instagram të mërkurën. Celebrity Bear Hunt, 44 vjeçe, ka veshur një fustan këmbëgjatë në një mini fustan me lule rozë
ShkoLartë