de rossi me dhimbje koke 65f1d176a676d

De Rossi me “dhimbje koke”

March 13, 2024
1 minut lexim

Roma luan të enjten biletën për në çerekfinalen e Europa League teksa verdhkuqtë udhëtojnë drejt Anglisë për t’u përballur me Brighton.

Skuadra e Daniele De Rossit është favoritja e madhe për të kaluar më tej sidomos pas fitores së thellë 4-0 në Olimpico.

Megjithatë, transferta në Angli ka sjellë edhe “dhimbjet” e para të kokës për italianët duke qenë se Romelu Lukalu ka mbetur në Romë dhe nuk është së bashku me pjesën tjetër të skuadrës. Belgu ka një lodhje muskulore dhe duke parë edhe rezultatin, është menduar që të mos rrezikohet.

Vendin e tij në fushë pritet ta “trashëgojë” Azmoun që do të luajë në partneritet me Dybalën.

Në fakt, ishte menduar që argjentinasi të pushonte në këtë ndeshje, por mungesa e Lukakut mund të ndryshojë planet e De Rossit që pavarësisht avantazhit me katër gola, nuk e ka luksin ta nisë sfidën pa belgun dhe Dybalën.

MARKETING

RENT A CAR

si peshku pa uje ish banori i bbv i zhgenjyer ndaj romeos e ka ulur veten mbeti pa dashnore e pa miq 65f1cdf1c8e0c
Story i mëparshëm

“Si peshku pa ujë”! Ish-banori i BBV, i zhgënjyer ndaj Romeos: E ka ulur veten, mbeti pa dashnore e pa miq!

lufta mund te perhapet pertej kufijve te ukraines paralajmeron rusia 65f1d1eec40b2
Story i radhës

Lufta mund të përhapet përtej kufijve të Ukrainës, paralajmëron Rusia

Të fundit nga

ShkoLartë