De Laurentis do të shkojë deri në CAS

Edhe pse pritej, humbja 0:3 në tavolinë e dekretuar nga Gjykata Sportive për Juventus-Napoli, nuk e ka dekurajuar klubin e kaltër, i cili ditën e verdiktit njoftoi se do ta apelonte vendimin që e konsideron të padrejtë.

Shkalla e parë do të jetë Apeli në Gjykatën Sportive, institucion që kryesohet nga Piero Sanduli (i cili pak ditë më parë ishte shprehur se “klasifikimi nuk duhet shkruar nga Koronavirusi”), ku do të kërkohet që të nxirret në pah si autoriteti i Agjencisë Sanitare Lokale, ashtu edhe sjellja e mbajtur në vëzhgim e normave dhe ku duhet kuptuar, nëse Juventusi ka për qëllim që të konstituohet si pjesë.

Napoli ka pesë ditë kohë për ta dorëzuar kërkesën në Gjykatën Sportive të Apelit dhe do të duhen edhe pesë ditë të tjera për të vendosur datën e procesit.

Kështu që vendimi pritet të zbardhet pas 2-3 javësh, ose brenda një muaji. Presidenti Aurelio De Laurentis, është i vendosur për të mos e lënë me kaq në rast se Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës Sportive dhe do ta vijojë betejën e tij në të gjitha instancat, në Kolegjin e Garancisë së Komitetit Olimpik Kombëtar Italian dhe nëse do të jetë e nevojshme do të mbërrijë deri në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS).

Ngjarja paraprake

Ballkani përsëri qendër e lajmeve të rreme, adoleshentët fitojnë mijëra dollarë!

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, arrestohen 14 të dyshuar për lidhje me FETO-n

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian