“Kur ka fonde të huaja, unë jam i hutuar, sepse fondet janë vdekja e futbollit.
Çdo president është i interesuar të maksimizojë kthimin e investimit të investitorëve të tij gjatë 5 viteve të ardhshme.
Futbolli nga ana tjetër është programim.
Ashtu si kinemaja”.
Kështu tha Aurelio De Laurentiis duke folur për pronarët e huaj të klubeve të futbollit në Itali, gjatë një konference për shtyp. Më pas bëri një shaka për presidentin e Interit:
“Çdo herë e shoh Zhang që interesohet, por kur shkon në stadium, Interi zakonisht humbet. Pastaj, kur kamerat e inkuadrojnë, ai ka fytyrën e një qeni të rrahur…”
De Laurentiis përfundoi duke folur për krenarinë që mund të fitojë titullin si president italian:
“Do të ishte kulmi i 18 viteve punë ndryshe, edhe nga shumë kolegë të tjerë. Mes Serie A,
Kupës së Italisë dhe Champions League do të luajmë 50 ndeshje, nëse jo më shumë.
Janë 50 ditë të jetuara intensivisht. Është sikur të bësh dashuri 50 herë radhazi me gruan më të bukur në botë”.