De Bryune hyn në histori të Ligës Premier, bëhet asistuesi i dhjetë më i mirë i të gjitha kohërave

Asistimi i Kevin De Bruynes për Manchester Cityn kundër West Ham të shtunën e çoi atë në vendin e dhjetë të të gjitha kohërave për asistime në Ligën Premier.

Manchester City fitoi me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj West Hamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ruben Dias dhe John Stones për vendasit, ndërsa për Çekanët shënoi Micheal Antonio.

Megjithatë, ishte ylli belg, De Bruyne, i cili me asistimin tek goli i parë nga Dias hyri në histori të Ligës Premier.

De Bruyne arriti shifrën e 11 asistimeve këtë sezon, ndërsa në përgjithësi tani zë vendin e dhjetë në listën e më të mirëve në histori të kampionatit anglez.

Asistimi i De Bruynes ishte i 77-ti i tij në Ligën Premier, duke e çuar atë mbi Teddy Sheringham dhe vetëm tri larg David Beckham në vendin e nëntë.

James Milner, Steven Gerrard dhe Davis Silva janë mbi Beckham në listë, ndërsa në vendin e pestë renditet Dennis Bergkamp me 94 asistime.

I katërti renditet Frank Lampard me 102 asistime apo vetëm një më shumë se Wayne Rooney i treti, ndërsa Cesc Fabregas zë vendin e dytë me 111 asistime apo shumë larg nga vendi i parë i mbajtur nga Ryan Giggs me 162 asistime.

Lista me dhjetë asistuesit më të mirë në histori të Ligës Premier: 

Image
Ngjarja paraprake

Banorët hedhin materiale të ngurta, inspeksioni e policia bëhen sikur nuk i shohin

Ngjarja e ardhëshme

5 këshilla praktike se si të përgatiteni për një intervistë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian