De Bruyne ngre alarmin: Kam frikë nga dëmtimi, askush nuk na dëgjon!

Lideri i Manchester City-t, Kevin De Bruyne, foli në lidhje me kalendarin e ngjeshur që kanë lojtarët. Ai shprehet se ka dy vite që luan pa pushim dhe ka frikë se mund të dëmtohet keq.

“Kam luajtur pa pushim për 2 vite, por askush nuk i dëgjon lojtarët. Ndonjëherë shqetësohem, sidomos kur shoh situatën time. Kisha 8-9 ditë pushim, por nuk shkova në pushime sepse gruaja ime ishte gati për të lindur.

“Nuk kam patur pushime. Ne duhet të pushojmë, trupi ka nevojë për pushim. Askush nuk i dëgjon futbollistët, sepse të gjithë thonë ju po fitoni shumë para dhe duhet të përmirësoheni. Po shoh një valë të madhe dëmtimesh për shumë futbollistë.

“E njoh veten dhe unë luaj gjithmonë në 100%, nuk mund të luaj në 80%”, – tha ai. De Bruyne duket se i frikësohet ndonjë dëmtimi që mund ta mbajë jashtë fushave. Ai luajti 52 ndeshje gjatë sezonit 2019/20.

Ngjarja paraprake

Policia mbyll tregun e veturave në Prishtinë

Ngjarja e ardhëshme

Dimitrov: BE të mos lejojë që gjuha maqedonase të bëhet pengesë e integrimit

të fundit nga