De Beek mund të largohet nga Manchester Unitedi

Mesfushori holandez, Donny van de Beek mund të largohet nga Manchester Unitedi në afatin kalimtar të janarit.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat në ishull, futbollisti i “Djajve të Kuq” ka kërkuar largimin nga klubi për shkak të minutazhës së vogël këtë edicion.

Mesfushori 23-vjeçar, u transferua nga Ajaxi te Manchester Unitedi në verën e vitit të kaluar, por që nuk ka arritur të gjejë formën e tij më të mirë.

Në 20 ndeshje, ai ka shënuar një gol dhe ka ndihmuar skuadrën me një asistim, ku vetëm në dy ndeshje prej tyre është aktivizuar nga minuta e parë.

Kontrata e Van de Beek me Unitedin skadon në vitin 2025 dhe i kishte kushtuar ish-kampionëve anglez rreth 44 milionë euro.

Ngjarja paraprake

Arsyet Përse Njeriu Plaket Më Shpejt Në Dimër – Çfarë Duhet Të Bëni

Ngjarja e ardhëshme

Këto janë vendet që kanë vaksinuar më së shumti qytetarë kundër COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian