Davisi udhëheq Lakersin drejt fitores ndaj Chicagos

Anthony Davis i ka realizuar 37 pikë, ndërsa ka udhëhequr LA Lakersin drejt fitores 101:90 ndaj Chicago Bullsit të shtunën mbrëma.

Për kampionin në fuqi është fitorja e nëntë e shënuar si mysafir në po aq ndeshje në këtë edicion të NBA-së. LeBron James realizoi dyshifror të dyfishtë prej 17 pikëve e 11 kërcimeve. Lakersi në tetë ndeshjet e fundit, i ka fituar shtatë sosh.

Te Chicago Bullsi shënuesi më i mirë ishte Zach LaVine me 21 pikë e 10 kërcime.

Lakersi e ka mposhtur Chicagon për herë të dytë këtë muaj. E mposhti 117:115 më 8 janar.

Ngjarja paraprake

Villas-Boas konfirmon: Sanson largohet

Ngjarja e ardhëshme

Mijëra persona ndalohen në marshet për lirim të Navalnyt

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian