David De Gea do të largohet

David De Gea duket se do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës.

Portieri spanjoll nuk është më i paprekshëm te “Djajtë e Kuq”, pasi aty po ndjen presionin e Dean Henderson.

De Gea pritet të jetë në shitje nga United, me klubin anglez që po synon afrimin e italianit Gianluiggi Donnarumma.

Mediat në Angli kanë raportuar se në garë për portierin spanjoll tashmë janë futur dy skuadra të mëdha evropiane.

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus dhe ai gjerman Bayern Munich janë skuadrat që interesohen për spanjollin.

Gjithsesi situatën e tij po e ndjek edhe Paris Saint Germain, por nuk përjashtohet mundësia që portieri të rikthehet në Spanjë.

Atletico Madrid mund ta shesë sllovenin Jan Oblak dhe nëse ndodh një gjë e tillë, ata do të tentojnë rikthimin e De Geas.

Ngjarja paraprake

Krasniqi dënon sulmin ndaj gazetarit Duriqi: Nuk është i dëmtuar vetëm Visari, liria e këtij vendi është e plagosur rëndë

Ngjarja e ardhëshme

E dashura e futbollistit të Kosovës, provokon, ja si del në shtrat

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian