Daut Haradinaj kujton dëshmorët e Shishmanit të Gjakovës: Ata ranë për të mos vdekur kurrë

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët e rënë në betejën e Shishmanit të Gjakovës.

Haradinaj tha se 22 vite më parë në kushte dhe rrethana jo të barabarta, ranë për të mos vdekur kurrë shumë prej luftëtarëve më të zotë.

‘Në 22-vjetorin e rënies, kujtojmë dëshmorët e rënë në betejën e Shishmanit të Gjakovës.

Pas një beteje të zhvilluar në kushte dhe rrethana jo të barabarta, ranë për të mos vdekur kurrë shumë prej luftëtarëve më të zotë; Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Sylaj, Florim Sejdiu, Ibrahim Asllani, Mon Maqi, Naim Lataj, Xhemajl Avdullahu, Bujar Shala, Jahja Danuza, Jashar Jashari, Kadri Berisha, Mehdi Zabeli dhe Nuhi Elezaj.

Nderim gjithmonë̈ veprës së tyre!

Gjaku i tyre i derdhur për liri është themeli i shtetit që e gëzojmë sot.

Lavdi’, ka shkruar Daut Haradinaj në Facebook.

Image
Ngjarja paraprake

Luis Enrique tregon nëse Ramos do të luaj ndaj Kosovës

Ngjarja e ardhëshme

Justin Bieber i zë vendin e parë Dua Lipës në Spotify

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian