Dashuria falco e VMRO ndaj Selës vazhdon, fotoja e tij vendoset në kornizë (Foto)

Imazhi i Selës për t’u fuqizuar dhe për të arritur deri tek votuesit shqiptar po keqpërdoret me të madhe nga ana e VMRO-së, shkruan opinionshqip.live

Në një foto e cila po qarkullon në rrjetet sociale shihet se si deputeti i VMRO-së Antonio Miloshoski mban në dorë një foto të Ziadin Selës vendosur në kornizë.

Sela, i cili u rrah dhe u la në gjendje të rëndë pas ngjarjeve të 27 Prillit pikërisht nga ana e simpatizantëve të VMRO-së përfshirë këtu edhe ish funksionar dhe funksionar aktual që ishin të përfshirë tek protestat, duket se nuk e bën aspak hesap veten duke bërë koalicion pikërisht me ata të cilët i rrezikuan jetën.

Bazuar në guximin dhe vendimin e Selës, duket se vlenë shumë të përmendet thënia se ata që të vrasin të duan më shumë, andaj dhe dashuria mes Selës dhe VMRO-së vazhdon të rritet sa që deri në arritjen e qëllimit të tyre do e mbajnë me foto nëpër korniza.

BURIMI: opinionshqip.live

 

 

Ngjarja paraprake

Bebe Rexha bëhet zeshkane, shfaqet seksi

Ngjarja e ardhëshme

Mariçiq: Institucionet i kanë të gjitha parakushtet për hetim të shpejtë dhe të suksesshëm

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian