DASH paralajmëron qytetarët amerikanë që shkojnë në Ukrainë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët që udhëtojnë në Ukrainë – përfshirë ata që do të marrin pjesë në luftime se përballen me një rrezik shumë real të kapjes apo vdekjes.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i departamentit të shtetit Ned Price tha se Uashingtoni nuk do të jetë në gjendje të lehtësojë evakuimin e tyre.

“Ata mund të jenë subjekt i përpjekjeve të mundshme për ndjekje penale dhe mund të jenë në rrezik të shtuar për keqtrajtim”, u tha Price gazetarëve.

Mijëra persona nga mbarë bota po raportohet se kanë udhëtuar drejt Ukrainës për të luftuar forcat ruse.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Blindohet me veshje metalike zyra e Ramës, nesër protestë e madhe në Tiranë

Story i radhës

Muaji mars i acartë, priten -15 gradë

Të fundit nga