DAP: Ndihmat financiare shtetërore, 245 kompani nuk kanë paguar rrogat e nëntorit

Mbi 1.2 miliard euro ndihmë financiare ka paguar shteti mbi 13 mijë punëdhënësve për muajin nëntor për pagesën e rrogave për rreth 66 mijë punëtor. Prej tyre deri në fund të dhjetorit detyrimin për pagesë të rrogave të punëtorëve nuk e kanë përmbushur 245 kompani.

Pjesa më e madhe e punëtorëve që nuk kanë marrur rroga kanë qenë nga tregtia me shumicë dhe pakicë, kompani të ushqimit, transportit dhe ndërtimtarisë. Drejtoresha e DAP-it informoi se 125 kompani ende nuk i kanë paguar rrogat për prill, maj dhe qershor. Nga DAP janë decid, nëse punëdhënësit nuk paguajnë rrogat në afat prej 7 ditëve do të gjobiten prej 500 deri më 10 mijë euro

“Menjëherë do të dorëzohet deri në Prokurorinë Publike, për shkak se siç jemi të informuar atje janë në procedurë para-hetimore të gjithë procesverbalet të cilat i kemi ne pas kontrolleve të kryera, për të gjithë keqpërdoruesit e ndihmës shtetërore. Gjithashtu përjegjësia penale është e patjetërsueshme, për shkak se bëhet fjalë për keqpërdorim të ndihmës shtetërore nga ana e punëdhënësit të pandërgjegjshëm” – tha Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska.

Ndërkohë oda e pavarur e gastronomëve vlerësojnë se pjesërisht është zbatuar premtimi para-zgjedhor për uljen e TVSh-s.

Theksojnë se qeveria ka batuar zgjidhje parciale në futjen e tatimit të vlerës së shtuar në lartësi prej 10% për shërbime në restorant, në përjashtim të pijeve alkoholike.

Nga DAP me përgjigje se kjo është vetëm fillimi, në të ardhmen do të detektohen problemet në interes të gastronomëve të cilat janë më të goditur nga kriza covid

“Ky është një lloj fillimi i realizimit të këtij programi të qeverisë. Marrë parasysh faktin se vet gastronomët janë më tepër të rënduar nga kjo kriza me koronën, në të ardhmen do ti detektojmë edhe nevojat dhe problemet tjera” – u shpreh Llukarevska.

Me ndryshimet ligjore nga 1 janari për marrjen e porosive do të llogaritet TVSh prej 5%, për shërbimin në restorant 10%, kurse për pije alkoholike 18%.

Ngjarja paraprake

Roma zgjohet me qindra zogj të pajetë në rrugë pas fishekzjarrëve të fundvitit

Ngjarja e ardhëshme

Tronditet Tirana, të shtëna me armë në zonën e mbipopulluar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian