DAP ka konstatuar parregullsi në një objekt hotelerik në Shkup

1 minut lexim

Policët nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Departamenti i Operacioneve Speciale të Policisë – Njësiti për dislokim të shpejtë në koordinim me Drejtorinë e të Ardhuarave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në një restorant në fshatin Gërçec të Shkupit, njoftojnë nga Ministria Brendshme.

“Gjatë kontrollës janë konstatuar një sërë parregullsish: objekti i hotelierisë nuk ka pasur person juridik të regjistruar, nuk ka pasur pajisje fiskale të regjistruar, nuk janë respektuar masat për ballafaqim me Covid-19, për çka Inspektorati Shtetëror i Tregut ka i shqiptuar gjoba përkatëse.

Është kryer kontroll tek 40 persona dhe është konstatuar prania e tre të miturve, për të cilët do të vijojnë raportet përkatëse.

Gjithashtu është ndaluar një person dhe i është gjetur një thikë. Për të gjitha paligjshmëritë do të vijojnë parashtresat e duhura”, thonë nga MPB.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

2407 qytetarë vaksinohen kundër Covid-19 në 24 orët e fundit

Story i radhës

Irani mirëpret zbutjen e sanksioneve ekonomike nga SHBA

Të fundit nga