Danimarkë, organizohet protestë kundër masave anti-COVID-19

Një protestë e re i është shtuar serisë së demonstratave në Danimarkë kundër masave të zbatuara për parandalimin e koronavirusit (COVID-19) në Danimarkë që nga dhjetori i vitit 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi “Men in Black” organizoi protestë në Arhus, qytetin i dytë më të madh të Danimarkës.

Protesta, në të cilën organizatorët sollën demonstrues me autobusë në Arhus nga Kopenhaga në një distancë rreth 300 kilometra, ishte më e qetë se në javët e mëparshme.

Sipas një deklarate nga Policia në West Jylland, protesta e cila filloi në ora 18:30 me kohën lokale, përfundoi në ora 21:00.

Policia njoftoi se kanë marrë masa kundër katër personave që shkelën ligjin në lidhje me protestat dhe se një grua 20-vjeçare u ndalua për hedhjen e gurëve në drejtim të policisë.



. .

Ngjarja paraprake

​Reagon FBK: Nuk do të ketë tifozë në ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës

Ngjarja e ardhëshme

“Çfarë mjeku je ti? Arjan Konomi i reagoj ashpër, i kthen përgjigjen Kristjani i “Përputhen”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian