Danimarka porosit vaksina anti-COVID katër herë më shumë sesa numri i popullsisë

Danimarka ka porositur vaksina kundër koronavirusit (COVID-19) në sasi të mjaftueshme për 24,8 milionë njerëz, pavarësisht popullsisë së saj prej 5,8 milionë banorësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shifrave në faqen e internetit të Agjencisë së Barnave të Danimarkës, vendi ka porositur 41,6 milionë doza vaksine kundër COVID-19.

Danimarka, e cila siguron vaksinat përmes Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), do të marrë vaksina nga firmat AstraZeneca, Sanofi-GSK, Johnson&Johnson, BioNTech/Pfizer, CureVac dhe Moderna.

Siç raportohet, Danimarka nëpërmjet marrëveshjes posedon edhe mundësinë për të siguruar doza vaksine shtesë për tre milionë njerëz. Nëse përdoret ky opsion, vendi do të ketë blerë vaksina të mjaftueshme për 27,8 milionë njerëz.



. .

Ngjarja paraprake

Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra afër Kërçovës

Ngjarja e ardhëshme

Nënat e vetme rritin fëmijë më të fortë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian