Danimarka heq të gjitha kufizimet për COVID-19

Në Danimarkë janë hequr të gjitha kufizimet e lidhura me koronavirusin. Nga 29 marsi qytetarët më nuk do të duhet të testohen brenda 24 orësh para se të hyjnë në këtë shtet.

Ky kusht aplikohej vetëm për personat e pavaksinuar apo ata që nuk kishin qenë të infektuar me koronavirus, e të cilët hynin në Danimarkë nga ndonjë shtet jashtë Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen.

Që prej 1 shkurtit, në Danimarkë kanë filluar të hiqen masat kundër koronavirusit, pavarësisht se vendi në atë periudhë kishte regjistruar numër të lartë të infektimeve me sëmundjen COVID-19.

Por, pavarësisht kësaj, vetëm masa për hyrjen në shtet kishte mbetur në fuqi, teksa varianti Omicron vazhdon të jetë dominues.

Megjithatë, që prej shkurtit, rastet e reja me koronavirus kanë rënë, por po ashtu ka rënë numri i testimeve./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse ndihem krenar që jam i përfshirë në Akademinë e Shkencave të Nju Jorkut!

Story i radhës

Kjo është e veçanta ndaj Kosovës, e pabesueshme për Granit Xhakën

Të fundit nga