Danimarka akuzon një shtetas rus për spiunim

Autoritetet në Danimarkë kanë akuzuar një shtetas rus për spiunim. Akuzat ndaj tij kanë të bëjnë me sigurimin e informacionit në lidhje me teknologjinë daneze të energjisë.

I dyshuari, identiteti i të cilit nuk u zbulua, është mbajtur në paraburgim që nga fillimi i korrikut, tha prokuroria daneze në një deklaratë, më 9 dhjetor.

Në njoftim thuhet se shtetasi rus, në këmbim të parave, ka siguruar “informacion në lidhje me, ndër të tjera, teknologjinë daneze të energjisë për një shërbim inteligjence ruse”.

Ambasada e Rusisë në Kopenhagë e quajti arrestimin e tij “një gabim”. Prokurorët danezë thanë se çështja është e lidhur me “një hetim të madh” nga Shërbimi danez i Sigurisë dhe Inteligjencës. Nëse shpallet fajtor, i dyshuari rus mund të përballet me burgim ose dëbim.

Ambasada e Russisë i bëri thirrje gjyqësorit danez të “ketë një qasje të paanshme ndaj çështjes”, dhe tha se shpresonte që ky person të lihej i pafajshëm në gjykatë dhe të lirohej. Gjykata ende nuk ka caktuar një datë për procedurat gjyqësore, të cilat pritet të mbahen me dyer të mbyllura

Në vitin 2012, një shtetas finlandez që punonte me Universitetin e Kopenhagës si studiues u dënua me pesë muaj burg për spiunim ndaj Danimarkës në emër të Rusisë. /REL

Ngjarja paraprake

Prishtina luan kundër Barcelonës

Ngjarja e ardhëshme

Veliaj: Bonus qiraje për çdo familje, derisa të marrin çelësat e shtëpisë së re

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian