Danillovski: Pandemia po shuhet, të shfuqizohen certifikatat për Covid-19

Epidemiologu Dragan Daniellovski në një intervistë për “TV21” tha se vendi tashmë ka kaluar pikun e Covid-19 dhe se gradualisht pandemia e Covid-19 po shuhet.

“Po, piku i rasteve të reja ka kaluar tashmë me datë 23-24 janar. Diku në fillim të shkurtit kaluam pikun e rasteve të vdekjes, bie edhe numri i të shtrirëve në spital. E gjithë kjo tregon se epidemia e koronës tek ne ngadalë po shuhet. Kemi një trend të rënies në vazhdimësi”, tha Dragan Danillovski, epidemiolog.

Ai tha se beson që imuniteti ndaj Covid-19 në vend është diku 90 për qind. Ai theksoi se duhet të shfuqizohen certifikatat e vaksinimit.

“Numri prej 40 e diçka për qind është numër zyrtar i të vaksinuarve, megjithatë nga pikëpamja epidemiologjike është me rëndësi se sa është numri i individëve të vërtetë imun. Unë mendoj se ky numër është diku 90 për qind, përndryshe nuk mundet të shpjegohet trendi i rënies në pandemi.

Për masat, mendoj se duhet urgjentisht të shfuqizohen certifikatat e vaksinimit, sepse e dimë se vaksinat nuk mbrojnë nga infektimi, edhe po lulëzon biznesi me falsifikime. Është e papranueshme me këtë masë e cila profesionalisht është e paarsyeshme dhe e pakuptimtë, pra certifikatat, tani që e kemi Omicron, të insistohet që të rritet përfshirja e vaksinimit, është e pakuptimtë”, tha Danillovski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rasti “Toplik”, Rustemi kërkon burg për Janakievskin

Story i radhës

Neymar: Nuk e kisha kuptuar se ai ishte kaq spektakolar

Të fundit nga