Dana White do të organizojë “sfidën e mallkuar”

Dueli i arteve marciale mikse mes Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson është organizuar 5 herë nga UFC dhe presidenti Dana White, por po 5 herë është anulluar. Herë për probleme të rusit e herë të amerikanit, që asnjëherë nuk kanë dueluar mes tyre në kafaz.

Për këtë arsye, kjo është quajtur si “sfida e mallkuar” e UFC-së. Gjithsesi, kreu i UFC-së nuk heq dorë nga kjo sfidë edhe pse bëhet fjalë për një duel jo në kafaz mes dy sportistëve. Dana White kërkon t’i vërë në provë dy sportistët si trajnerë.

Nurmagomedov, i tërhequr nga sporti, ka kohë që stërvit djem të rinj, disa prej të cilëve kanë hyrë edhe në eventet kryesore të UFC-së. Ferguson ka pësuar 4 humbje radhazi dhe pritet të zyrtarizojë tërheqjen së shpejti, duke qenë se nuk është më kampioni i dikurshëm.

“Më pëlqen ideja që këta dy djem, tashmë si trajnerë, të kenë mundësi të përballen mes tyre përmes sportistëve që ata stërvitin. Është një ide tërheqëse dhe e kam në konsideratë për ta organizuar një sfidë në të ardhmen”, tha Dana White.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Keane tregon sherret me Fergusonin për alkoolin: Një ditë e gënjeva, i thashë kam pirë 10-11 shishe…

Story i radhës

Për të qenë të lumtur dhe të suksesshëm mund të mjaftojë ndryshimi i thjeshtë

Të fundit nga