damian gjiknuri normale qe pjesa me e madhe skandaleve goditese nga drejtesia do te jete ne pjesen qe eshte ne pushtet 67941b3a5b175

Damian Gjiknuri: Normale që pjesa më e madhe skandaleve goditëse nga drejtësia do të jetë në pjesën që është në pushtet

January 25, 2025
1 minut lexim

Sekretari Zgjedhor i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, foli sot në emisionin “Log” të gazetarit Endri Xhafo në News 24 për strategjinë e PS për zgjedhjet e 11 majit si edhe për sistemin e drejtësisë në vend.

Gjiknuri tha se PS dominon jetën politike, sepse vepron gjithmonë me plan dhe strategji pra është gjithmonë e përgatitur.

Socialisti tha se fakti që sistemi i drejtësisë po funksionon sot është diçka pozitive për vendin tonë.

Sipas tij është normale që shumica e politikanëve të goditur nga drejtësia të jenë socialistë, pasi PS ka dominancë politike si në pushtetin vendor dhe në atë qendror.

Damian Gjiknuri: E rëndësishme është që ti të kesh plan dhe objektiv dhe të jesh i përgatitur për çdo gjë. PS e dominion jetën politike, ka dominancë absolute.

Partia socialiste e dominon pushtetin, edhe pushtetin vendor edhe atë qendror. Me efikasitetin e sistemit të drejtësisë tashmë normale që pjesa e skandaleve goditëse do jenë në pjesën që janë në pushtet.

PS ka shumicën e bashkive në vend ka edhe 12 vjet në qeverisje, kjo është normale.  Unë nuk them se çdo gjë është vaj. Ka gjëra për tu ri parë. Në çdo lloj gare patjetër që PS ri sheh edhe ekipet.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

saranda imeri zgjidhet kryetare e forumit te gruas te levizjes demokratike 6794168c1b9f4
Story i mëparshëm

Saranda Imeri zgjidhet kryetare e Forumit të Gruas të Lëvizjes Demokratike

kardiologu gani bajraktari tregon per gjendjen ne qkuk 679424dd613de
Story i radhës

Kardiologu Gani Bajraktari tregon për gjendjen në QKUK

Të fundit nga

ShkoLartë