Dallimi mes qeverisë aktuale dhe të kaluarave

Edhe përkundër tentativave të vazhdueshme të opozitës për t’a penguar dhe destabilizuar punën e Qeverisë Kurti, përkundrazi po tregohet se kjo është ndër Qeveritë më stabile, më demokratike, më legjitime, e pakorruptuar, e pashantazhuar dhe më e përkushtuara për t’i shtyrë përpara reformat e brendshme dhe proçeset e integrimeve.

Por, për të kuptuar se kush është opozita e sotit dhe çfarë të « mira » ka sjellë ajo derisa ishte në pushtet për dy dekada, në vazhdim do të përmendi vetëm disa, nga shumë, veprimet e saja, që shënuan, shkundën dhe kompromituan skenën politike të Kosovës, nga paslufta e këndej. 

Kjo, jo me qëllim që t’ia përkujtojmë qytetarëve « punën » e tyre, sepse ata mirë i kuptuan manipulimet, keqqeverisjet dhe tradhtinë duke e dërguar PDK-në, LDK-në, AAK-në, Nismën dhe AKR-në në opozitë, por për t’ia përkujtuar disa gazetarëve, analistave dhe mediave mercenarë që ende lavdërojnë dhe propagojnë qeveritë e inkriminuara që shkatërruan shtetin, duke minimizuar punën e Qeverisë Kurti.

Prandaj duke mos dashur t’i elaboroj, do t’i përmendi vetëm disa nga ato.

– Edhe përkundër faktit se, me kërkesë të Serbisë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pavarsinë e Kosovës e shpalli në pajtueshmëri të plotë me të Drejtën Ndërkombëtare, që u njoh nga shtetet më të fuqishme dhe më demokratike të botës, opozita e sodit në krye me Hashim Thaçin pranuan dialogun « teknik » me Serbinë, që qenësisht dobësoi subjektivitetin e Kosovës, pasojat e së cilës, Kosova po i vuan gjithnjë e më tepër. Ky dialog u shëndrrua në një bashkëbisedim nënshtrues dhe nënçmuas duke retrograduar pozicionin e Kosovës. Kjo garniturë po ashtu pranoi « fusnotën » që po ashtu shkaktoi probleme në takimet ndërkombëtare.

– Në vitin 2013 u nënshkrua Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, kurse më 2015-ën kjo Marrëveshje u aprovua në Kuvendin e Kosovës, me çka edhe ligjërisht u krijuan kushtet për formomin e një Republike të ardhshme serbe në Kosovë. Kjo Marrëveshje tani është bërë pengesa dhe kushti kryesor për të arritur zgjidhjen përfundimtare për njohjen e Kosovës nga Serbia…..

Politikanët e kësaj opozite, me kërkesë të Serbisë, mundësuan formimin e Listës serbe, si parti politike ultranacionaliste e kontrollur dhe e dirigjuar nga Beogradi. Me Listën serbe u legalizuan dhe funksionalizuan strukturat kriminale paralele serbe, duke u inkorporuar në sistemin politik, juridik, administrativ dhe shtetëror të Kosovës, sikurse në prokurori, gjyqësor, polici madje edhe në AKI, duke e futur « kalin e Trojës » në Kosovë.

– Në vitin 2015, pas ndryshimeve kushtetuese, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin mbi Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, me çka u cënua sovraniteti dhe integriteti i Sistemit Juridik të Kosovës, Gjykatë një etnike, në praktikën ndërkombëtare të drejtësisë, gati i pashembullt.

– Në vitin 2018, Kuvendi i Kosovës, fatkeqësisht miratoi Ligjin mbi Demarkacionin me Malin e Zi,  me çka ia fali 8.200 ha tokë.

– Në emër të privatizimit, plaçkitën tokën dhe asetet e Kosovës, keqpërdorën miliona me subvencionet në bujqësi, përmes korrupcionit rritën numrin e veteranëve të luftës, vjedhën Dhomën e dëshmive (para, ari dhe drogë), kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar në Veri të Kosovës, afera « Toka », « Brezovica », qeveritë e kaluara ishin sinonim i korrupcionit dhe krimit të organizuar……

– Kanë vjedhë paratë e mërgatës përmes « Fondit Vendlindja thërret » dhe « 3% », vjedhje masive nëpër tendera, profitera të luftës, komandanta milionera me para të vjedhura, pagesa misterioze prej 53 millionë euro dhe pastaj edhe të 44 millionë të Bechtel-Enka, u shpërngulën qindra mijëra qytetarë nga Kosova, nga Buxheti i shtetit u financuan organizata prestigjioze ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës….

Të gjitha këto dështime dhe keqpërdorime, nga shumë të tjerat, kanë emër: PDK, LDK, AAK, në krye me « Shtabin e Rognerit » dhe Isa Mustafën me klanin e tij.

Për të gjitha këto veprime, LVV-ja me Alib Kurtin kanë qenë kategorisht kundër, për çka madje ka patur arrestime dhe burgosje.

Qeveria aktuale në përditshmëri lufton kontrabandën, korrupcionin dhe krimin e organizuar, po përgatitë Ligji mbi Vettingun, Ligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Në dialogun me Serbinë, Kosova prej një pale të nënshtruar, u kthye në palë të barabartë.

Për dallim nga e kaluara kur institucionet shtetërore nuk kishin kurfar bashkëpunimi mes veti, tani institucionet e reja, kryetarja e shtetit, kryeministri dhe kryeparlamentari, si asnjëherë më parë, kanë një bashkëpunim dhe koordinim të pashembullt ndërinstitucional. Kjo mënyrë e veprimit, ka kontribuar që Kosova të trajtohet me seriozitet sikurse në dialog me Serbinë ashtu edhe në institucionet ndërkombëtare duke forcuar subjektivitetin e Kosovës, që ishte dobësuar më parë nga politikanët e papërgjegjshëm.

Qeveria Kurti është Qeveri e pakorruptuar, e pashantazhuar, me ministra të rinj, intelektual dhe profesionista të fushave të ndryshme dhe të përkushtuar për mirëqenjen e qytetarit.

Zhvillimi dhe progresi ka emër: institucione të reja, me veprime të pakompromist në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, që të tjerët e instaluan.

Autori: jurist i diplomuar

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Me këtë kurs të politikbërbjes, po pasurohen qeveritarët e po vidhet e varfërohet populli

Story i radhës

​“A të ka mejtë shpina”, Lul Berisha tregon se si nisi përplasja Ademi-Govori në FFK

Të fundit nga