Dalin pamjet, momenti kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar jetët e punëtorëve

Top Channel ka sigurua videon e momenteve të fundit të Arjan Salës i cili vrapon për tu futur në magazinën që ishte përfshirë nga flakët. Siç shihet në videon e siguruar nga TCH, Arjani njoftohet në radio nga kolegët e tjerë që në magazinë ka rënë zjarr.

Ai menjëherë vrapon për në vendin e ngjarjes ku edhe ka evakuar mbi 20 punonjës që ishin të pranishëm në magazinë.

Pas kësaj, 32-vjeçari mori një bombol dhe tentoi të fikte zjarrin në vatrën e tij. Por flakët u përhapën me shpejtësi dhe ai nuk mundi të dalë. Siç shihet në pamje, Arjani është i vetmi që nuk kthehet më, pasi hyri brenda magazinës.

Arjan Sala tashmë i shpallur Dëshmor i Atdheut, humbi jetën si pasojë e flakëve dhe tymit në magazinë të mërkurën e shkuar, ndërsa trupi i tij u gjet vetëm tre ditë më vonë, për shkak se ishte e pamundur për zjarrfikësit që të ndërhyhej.

Gjatë një matje të temperaturës nga ana e zjarrfikësve u raportua se kishte shkuar mbi 900 gradë.

Ngjarja paraprake

ASH kishte propozuar amandament për shtyrjen e Regjistrimit (Dokument)

Ngjarja e ardhëshme

Nënshkruhet kontratat me katër përfaqësues të bizneseve për investime në Parkun Industrial në Mitrovicë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian