Dalin detaje nga ceremonia/ Berlusconi i jep fund beqarisë me partneren 53 vite më të re

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, do të martohet sërish të shtunën në një nga vilat luksoze të Lombardisë.

Ai do t’i jap fund beqarisë me 32-vjeçaren Marta Fascina, ndërkohë që vetë është 85 vjeç,  por difereca në këtë rast nuk ka rëndësi kur bëhet fjalë për dashurinë.

Sipas mediave italiane, me këtë periudhë të vështirë që po kalon Europa, Berlusconi ka dashur ta shtyjë ceremoninë për një kohë tjetër, por është e fejuar ajo që ka insistuar.

Marta është deputete e Forza Italia-s në Parlamentin italian dhe ka dy vjet që bashkëjeton me kreun e partisë së saj.

Berlusconi ka pas krahëve dy martesa të dështuara dhe 5 fëmijë. Ai ka patur një mori të fejuarash shumë më të reja se vetja gjatë moshës së tretë.

Image

Silvio Berlusconi, Marta Fascina

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ramiz Sadiku në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës!

Story i radhës

Rreth 30 mijë njerëz raportohet se janë larguar nga Mariupol

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish