Daliç nuk u beson syve

Nuk e fsheh kënaqësinë Zlatko Daliç, që sheh Kroacinë e tij të kualifikohet në gjysmëfinale, duke eliminuar Brazilin, vetëm një edicion pas atij Rusi 2018, kur shkoi deri në finale.

Pas ndeshjes, trajneri që ka edhe një eksperiencë te Dinamo në futbollin shqiptar, deklaroi se ka mbetur i befasuar nga paraqitja e të tijve dhe theksoi se ka në dispozicion një skuadër perfekte, që mund të ngrejë lart trofeun.

“Kishim nevojë për një kualifikim si ky dhe jam shumë i lumtur. Kemi bërë një ndeshje perfekte, ndaj mund ta them me bindje, që këta lojtarë janë jashtëtokësorë.

Më kanë befasuar, pasi kemi eliminuar ndoshta skuadrën më të fortë në këtë Kupë Bote. Herën e kaluar shkuam në finale, ndërsa tani do të festojmë këtë arritje dhe do të provojmë një sukses edhe më të madh, të çojmë trofeun në Kroaci”, deklaroi Daliç.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qeveria miratoi arritjen e marrëveshjes me Shqipërinë për qasje falas deri në një pjesë të portit në Durrës

Story i radhës

Këto janë vendimet e seancës së 108-të Qeverisë

Të fundit nga