Dal Pino: Futbolli është pranë një shkatërrimi ekonomiko-financiar

“Futbolli është shumë pranë një shkatërrimi ekonomiko-financiar”. Ky është alarmi i ngritur nga presidenti i ligës së Serie-A, Paolo Dal Pino, i cili për “Corriere della Sera”, tha: ” Kampionati po përballet me gjendjen më të vështirë të kaluar ndonjëherë që në periudhën e pas luftës. I kam shkruar edhe kryeministrit Conte, për t’i kujtuar rolin e futbollit si industri primare e argëtimit, por edhe markë në nivelin global”, shprehet Dal Pino.

Më pas kreu i Ligës bën apel që klubet të ndihmohen ekonomikisht për të kompensuar dëmin e pësuar dhe këshillon që ministritë përkatëse të punojnë bashkë për të gjetur zgjidhje të cilat do ta çojnë përpara këtë sport.

“Bota e futbollit nuk është ajo që tërheq më shumë vëmendjen e njerëzve, por edhe një burim punësimi për më tepër se 300 mijë persona. Unë mendoj se klubet duhen ndihmuar për të kompensuar dëmet e pësuara nga masat e qeverisë. Ministritë përkatëse duhet të punojnë bashkërisht për të gjetur rrugën e duhur për ta çuar përpara këtë sport. Por më e rëndësishmja është që qeveria të kuptojë rolin e këtij sporti. Në Itali luan një rol të jashtëzakonshëm në aspektin social e ekonomik, ndërsa në botën jashtë është një mjet shumë i fortë komunikimi”, deklaroi kreu i Ligës.

Ngjarja paraprake

Ylli Mirzo: Ne vend te reagimit – sqarim opinioni

Ngjarja e ardhëshme

Banorët e vendit turistik të Pejës duhet të udhëtojnë 50 kilometra për të marrë shërbime mjekësore

të fundit nga