dakau vendi ku humben jeten mbi 10 milione njerez 662f34cb11dad

​Dakau vendi ku humbën jetën mbi 10 milionë njerëz

April 29, 2024
1 minut lexim

Më 29 prill 1945, njësi të Armatës së Tretë të Shteteve të Bashkuara që komandohej nga gjenerali amerikan George Patton, çliruan kampin famëkeq nazist Dakau në afërsi të Munihut.

Amerikanët zbuluan rreth 30 mijë të burgosur të uritur e të sëmurë dhe kufoma të panumërta pas gardhit të telave gjemborë.

Më 1933, Dakau u bë kampi i parë i përqendrimit i krijuar nga qeveria naziste për të mbajtur të burgosurit politikë. Më vonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore ai u shndërrua në kamp pune skllevërish dhe qendër kërkimore shkencore ku mjekët nazistë kryen eksperimente të frikshme me qindra të burgosur.

Dakau ishte pjesë e rëndësishme e makinës shfarosëse naziste. Aty humbën jetën mbi 10 milionë njerëz, prej tyre gjashtë milionë hebrenj evropianë.

Vetëm mbërritja e trupave amerikane i pengoi nazistët që drejtonin Dakaun, të vrisnin të burgosurit e tjerë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

skema e re e pensioneve po diskutohet ulja e kontributeve dhe e viteve te punes 662f348f6a77e
Story i mëparshëm

Skema e re e pensioneve, po diskutohet ulja e kontributeve dhe e viteve të punës

ne gjeorgji serish protesta kunder projektligjit per agjentet e huaj 662f3bd401fb3
Story i radhës

Në Gjeorgji sërish protesta kundër “projektligjit për agjentët e huaj”

Të fundit nga

ShkoLartë