Daja i 50-vjeçares që u vra nga burri zbulon detaje tronditëse: Ishte me të meta mendore, ajo nuk e la për hir të fëmijëve

min lexim

Mes çiftit Manaj problemet nuk lindën dje. Petrit Manaj, 56-vjeçari i cili mëngjesin e së martës masakroi me thikë bashkëshorten e tij 50-vjeçare, jo vetëm që ishte i dhunshëm, por edhe me luhatje të karakterit. Të paktën kështu deklaron daja e viktimës, i cili sjell një tjetër panoramë për atë që ndodhte brenda kësaj familjeje nga Fieri. Ai thotë se Petriti ishte me të meta mendore, e madje edhe e dhunonte. Familjarët pretendojnë se i kishin sugjeruar 50-vjeçares që të ndahej, por ajo nuk kishte pranuar për hir të dy fëmijëve, vajzës 25-vjeçare dhe djalit 21 vjeç.

Ai në fakt ka qenë me të meta mendore. Këtu e ruante qetësinë, këtu kalonte. Meqë këta kishin 2 fëmijë, një djalë një vajzë, nuk u divorcuan. I kemi thënë vajzës, po vetëm nga fëmijët vajza nuk ka pranuar. Ajo mbante familjen, por edhe ai punonte… ka qenë një çik nga mendja. nga mendja. Ushtronte dhunë ndaj mbesës, herë pas herë, por të rralla. Po nuk e prinim të arrinte në këtë ekstrem.

Nuk e ka denoncuar për hatër të fëmijëve dhe faji i asaj aty mbetet. Ankohej te kushërirat e saj të para. Ato u thonin lëre, ajo thoshte nuk e le se kam fëmijë, vajzën 25 vjeçe, djalin 21 vjeç. Para se ta vriste, iku djali në Gjermani, ndërsa vajza ishte në Gjermani”.Ndërkohë, krimi i rëndë që ndodhi në shtëpinë e familjes Manaj në lagjen Sheq i madh të Fierit, ka ngjallur jo pak reagime tek banorët. Një prej tyre kërkon dënimin maksimal për çdo burrë që vret një grua.

Ai të marrë dënimin e merituar… Në TV dëgjuam që thanë për xhelozi. Ça ishte xheloz për atë grua? U bë xheloz sot ai që ajo është 50 vjeçe. Ajo se ka pasur qëkur ka qenë vajzë, që t’i të bëhesh xheloz në këtë kohë që ajo është 50-vjeçe. Ajo të ikë të varroset e të hajë bukë ai? Atje të kalbet në burg. Burg i përjetshëm për çdo burrë që vret grua”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kapitenit i Senegalit e ndjen se është koha për një sfidë të re

Story i radhës

Konfiskohet 5 kilogramë ar në Bllacë

Të fundit nga