Daja: Donim më shumë se 1 pikë

Ilir Daja kërkonte më shumë se 1 pikë në sfidën ndaj Laçit dhe barazimi nuk e la shumë të kënaqur trajnerin e Partizanit, i cili në intervistën për Gol pas Goli pas Goli e analizoi kështu sfidën.

ÇFARË NUK SHKOI-  Ishte një ndeshje me shumë rritëm, ku të dyja ekipet kërkuan ta fitonin ndeshjen. Çedoi pjesa e ekuilibrit, kishte pak ekuilibër. E kemi nisur jo mirë ndeshje. Laçi na kapi 2 herë në kundërsulm. Dëshira sot ishte maksimale, doza emocionale dhe përgjegjësia e ndeshjes ishte në nivelin e duhur. Çedoi ekuilibri taktik, prandaj të dy ekipet kishin shumë raste, që në një ndeshje të tillë nuk duhet të jenë kaq të mëdhaja.

NDESHJA- Të dy ekipet nga fillimi deri në fund, element kryesor kishte dëshirën për ta fituar ndeshjen. Sa herë që topi nisej në sulm, hapësirat që kishin lojtarët ishin shumë të mëdhaja. Ekulibrat në fushë linin për të dëshiruar. Përgjegjësinë më shumë e mbaj trajneri. Ne kemi punuar ndryshe gjatë gjithë javë. Me dëmtimin e Brojës, ishim të kushtëzuar të bënim ndryshime.Unë e kam thënë dhe do ta theksoj, se ne duhet të përqendrohemi te ndeshjet tona. Ka entuziazëm në ekip.  E rëndësishme është që të dalësh përpara portës. Të ndërtosh. Ne kemi punuar edhe në seancën stërvitore kur një ekip na vjen me presion lartë. Nëse do të kemi kaq shumë raste, do të shkojmë në më shumë finalizime. Kjo pjesë rregullohet më mbrapa.

I KËNAQUR NGA PERFORMANCA E ASANIT? Sapo ka mbaruar ndeshja, në një moment të tillë, trajneri nuk duhet të flasë për lojtarët e tij. Sot Asani nuk ishte pjesë e grupit. Është një nga lojtarët më të talentuar, por është më i rëndësishëm, Partizani, se Ilir Daja apo ndonjë tjetër. Secili lojtar ka një pozicion dhe përgjegjësi që ka, aq më shumë për një lojtar si Asani. Nganjëherë duhet të peshosh, loja nuk është vetëm 45 minuta. Çdo lojtar duhet të japë maksumimi, si nga fillimi, ashtu dhe si zëvendësues. Kjo nuk duhet të ndodhi me asnjë lojtarë.

A JENI I KËNAQUR ME 1 PIKË? Nuk jemi të kënaqur me një pikë pavarësisht se duhet respektuar kundërshtari. Asnjëherë nuk kënaqemi me 1 pikë, sidomos te një ndeshje me rivalitet si kjo ndaj Laçit.

PESHOJNË MË SHUMË MUNGESAT E PARTIZANIT APO TË LAÇIT? Nuk jam nga ata trajnerë që bëj formacionin apo ndërrimet e kundërshtarët. Nuk e di çfarë mund të bëjnë kolegët. Ne kishim mungesa shumë të rëndësishme. Një ekip kur funksionon mirë, e ke të mundur të punosh me këto lloj mungesa, por kur Broja vritet 2 ditë përpara, të ndryshon strategjia. Ne na prishën punë, jo vetëm për ta startuar ndeshjen, por edhe te ndërrimet. Në një lojë me këtë lloj rritmi, nëse ke lojtarë që mund të bësh 5 ndërrime, do jetë akoma më mirë.

ÇFARË NDIKOI NË PJESËN E DYTË, NË NDRYSHIMIN E RRITMIT TË LOJËS? Kur ekipi nuk ka ekuilibër, shpenzimi i energjive është goxha i madh, lojtarët e mesfushës duhet të bëjnë punë dyfish. Në pjesën e dytë nuk ishim në nivelin e pjesës së parë. Nëse do të kishim më shumë fat, si rasti në fund fare me Asanin, mund të kishim shkuar te fitorja. Barazimi ishte rezultati më i drejtë, për atë çka prodhuan ekipet. Të dy ekipet luftojnë fortë dhe janë rivalë.

PSE U PRISHËN EKULIBRAT? Unë në fillim thashë që dëshira e madhe për ta fituar ndeshjen i prish ekuilibrat. Çdo lojtar është përgjegjës për manovrën. Nëse dëshira kalon mbi logjikë, ekuilibrat prishen”, u shpreh Daja.

Ngjarja paraprake

Lista e kandidatëve për deputetë, Celibashi thirrje partive 9 ditë para afatit

Ngjarja e ardhëshme

Juventusi e viziton Veronan, formacionet zyrtare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian