Dafina Zeqiri reagon pas kritikave për varësen në formë kryqi: Çfarëdo që vë në qafë, e bëj për qejf

1 minut lexim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vazhdon të jetë një personazh mjaft i ndjekur dhe i komentuar në rrjete sociale.

Ajo së fundmi ka marrë vëmendje me disa fotografi, pasi kishte vënë një varëse engjëlli në formë kryqi.

Kjo bëri që të ketë një sërë shkrimesh në mediat online duke thënë se ka ndryshuar fenë.

Image

Dafina Zeqiri/Instastory

E kjo duket ta ketë acaruar në masë të madhe artisten, e cila ka bërë një reagim me një postim në InstaStory.

“Feja e Shqiptarit është Shqipëtaria. Çfarëdo që vë në qafë, veshi, e bëj për qejf”, u shpreh ajo.

Image

Dafina Zeqiri

Sidoqoftë, 32-vjeçarja po vazhdon punën me projekte të reja muzikore dhe brenda disa ditësh sjell këngën “Dhimbje dhimbje”.

E njëjta po ashtu është ndër më të kërkuarat në mbrëmje e ahengje muzikore. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zjarrfikësit e Kumanovës kanë shuar pesë zjarre në lokacione të ndryshme

Story i radhës

Roboti i thyen gishtin fëmijës 7-vjeç duke luajtur shah

Të fundit nga