Daci: Leja e minierës po mbahet peng, ka kosto shtetërore

Avokati Jordan Daci ka folur gjithashtu edhe për pezullimin e minierës në pronësi të z. Ylli Ndroqi, ku qindra punëtorë kanë ngelur pa punë.

Daci ka sqaruar se leja e punës është miratuar nga AKBN, por është Ministria e Energjetikës ajo që po mban peng gjithçka.

“Disa institucione shtetërore, duke përfshirë Ministrinë e Energjetikës janë bërë pengesë me qëllim. Përsa i përket minierës, disa qindra punonjës janë në shtëpi dhe nuk punojnë, për shkak të ripërtëritjes së lejes minerare të miratuar nga AKBN. Jemi në fazën kur nuk punohet më, sepse ministria mban prej 2 muajsh në sirtar lejen, edhe pse ajo është miratuar rregullisht nga AKBN. Kemi kërkuar vazhdimisht nga agjencia dhe administratorët që të marrin kontakt nga përgjegjësit përkatës, por jo vetëm që nuk ka ndodhur ky fakt, por edhe leja po mbahet peng në mënyrë të paligjshme dhe të pajustifikuar”, ka thënë Daci.

Avokati i “Yldon Media Group” ka theksuar se ndërprerja e punimeve në minierë ka kosto të lartë edhe për shtetin për shkak të kontributit të taksave.

“Kjo ka një kosto jo vetëm për z. Ndroqi, por edhe për familjarët e punëtorëve që kanë ngelur pa paga. Buxheti I shtetit humbet të ardhura që vijnë si pasojë e kontributit të taksave dhe të ardhurave që ndikojnë drejtpërdrejt në produktin kombëtar bruto. Të gjithë këto veprime po dëmtojnë edhe interesa publike. Nuk e ka luksin Shqipëria që të mbyllë miniera dhe dyqane”.

Ngjarja paraprake

Elton John dhe ish bashkëshortja zgjidhin mosmarrëveshjen

Ngjarja e ardhëshme

Shifrat rekord rikthejnë frikën. Çfarë po ndodh në botë me pandeminë?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian