Da Silva: I lumtur për golat

Pasi shpërdoroi një rast flagrant ndaj Laçit, braziliani Victor Da Silva bëri autokritikë në Fier, duke shënuar dy herë në portën e Apolonisë dhe duke qenë protagonist absolut i suksesit të shkodranëve me rezultatin e thellë 0-6.

Dy gola që vijnë në kohën e duhur, pasi kishit kërkuar ndjesë për atë rast të humbur ndaj Laçit…
Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës sot dhe sigurisht edhe me dy golat që shënova, sidomos pas atij rasti të humbur ndaj Laçit në Kupë. Ishte shumë e rëndësishme që të merrnim tre pikët në këtë sfidë dhe më vjen mirë që ia dolëm me sukses.

Si ndihesh në këtë skuadër? A do të donit të fitonit titullin dhe të qëndronit edhe sezonin tjetër?

Unë kam edhe një vit kontratë me Vllazninë dhe ndihem shumë mirë këtu. Kam gjetur një grup shumë të fortë dhe një skuadër shumë cilësore, ndaj do të doja të qëndroja gjatë këtu. Sa i përket titullit, ne jemi aty në krye dhe do të provojmë t’i marrim ndeshjet me radhë e të bëjmë sa më mirë të mundemi, me shpresën që do t’ia dalim.

Ngjarja paraprake

Kështu vlerësohet Gjimshiti

Ngjarja e ardhëshme

Stresi publikon me videoklip duetin “Feel Good”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian