Cvetkovska: Nuk shoh kulturë politike për ndryshimе

Gazetarja Sashka Cvetkovska nuk është optimiste se qytetarët mund të binden se në periudhën vijuese mund të priten ndryshime pozitive në vend. Në paraqitjen e saj të sotme në emisionin “200” në Alsat, Cvetkovska thotë se nuk mund ta shohë kulturën politike, dhe tregon disa shembuj në bazë të të cilave jep mendimin e saj.

“Sapo u largua zotëri Komisari nga Maqedonia, në Maqedoni punësohen këshilltarë të ministrave të integrimit evropian, për të cilët ministrat japin deklarata se megjithëse nuk dinin për integrimin evropian, ky qenka një shans për ta mësuar. Kjo ka ndodhur sapo ka ikur mysafiri. Unë nuk e shoh vullnetin. Unë nuk jam aq optimiste,” tha Cvetkovska.

Ngjarja paraprake

ALI AHMETI: VETINGU do t’i jep fund thashethemeve dhe shpifjeve (VIDEO)

Ngjarja e ardhëshme

ALI AHMETI: Uashingtoni dhe Brukseli asnjëherë nuk më kanë zhgënjyer (VIDEO)

të fundit nga