Curri: Kjo ndërhyrje do të ndikojë edhe të Kombëtarja

Debatik Curri, ish-futbollisti i Kombëtares ka analizuar zhvillimet e fundit në futbollin shqiptar. Më saktësisht është prekur ndikimi politik mbi zgjedhjet e reja të FSHF. Curri është i sigurt se e gjitha kjo do të ndikojë së tepërmi tek Kombëtarja dhe te ekipet shqiptare. Ndërkohë nuk lihen pa përmendur edhe arritjet e bëra në kohët e fundit nga futbolli ynë.

A i ndikon futbollit një situatë e tillë?

“Ne që kemi luajtur për Kombëtaren, e përcjellim me mjaft interes këtë ngjarje që është duke ndodhur në Shqipëri dhe jam mjaft i shqetësuar për gjendjen dhe mënyrën se si po zhvillohet dhe po bëhet presion, siç e kam parë dhe është duke ndërhyrë politika në një garë, që është e ndaluar nga UEFA, që e ka cekur se gjëja kryesore që nuk duhet të bëhet është ndërhyrja e politikës.

Çdo garë e ndershme, që bëhet me një kandidat që kandidon dhe dëshiron të bëhet kryetar federate, është e pranueshme, por jo në mënyrat që po zhvillohet tani. Presidenti që është edhe tani, i cili ka bërë një punë të mrekullueshme prej vitesh dhe mendoj se është njeri me edukatë për të udhëhequr federatën edhe për shumë vite të tjera.

FSHF-ja është një institucion që është si një lloj shtëpie për çdo futbollist. Sa i përket Armand Dukës, është një ndër personat që ka investuar më shumë në infrastrukturë dhe është duke investuar. Çdo skuadër në Shqipëri ka një stadium. Kjo ndërhyrje do të ndikojë edhe të Kombëtarja, edhe te klubet e tjera. Shpresoj që do të ndalen këtu, sepse ka pasur indikacione dhe më herët, për ndërhyrje të politikës.

Po shpresoj që kjo të mos ndodhë as në Shqipëri, as në Kosovë e as në ndonjë vend tjetër” – tha Curri për emisionin “Breaking” në Top News, ku foli edhe për drejtimin e Dukës në krye të FSHF-së.

“Duka është një njeri që e ka bërë punën mjaft mirë deri tani dhe shpresojmë që të vazhdojë dhe më tej të ketë këtë qasje që ka pasur deri tani. Mendoj që është një person që e meriton të jetë aty dhe ta lejojnë të zhvillojë projektet që i ka për 4 vitet e ardhshme.

Shpresojmë që këto fjalë tonat t’i kuptojnë njerëzit dhe të kuptojnë njëherë e mirë që njerëzit që punojnë duhet të udhëheqin gjithmonë dhe të vazhdojnë projektet që kanë” , tha Debatik Curri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Пендаровски: Храброста и пожртвуваноста на Мартин Милетиќ од Тетово заслужуваат огромно признание и восхит

Story i radhës

Gjermania ndalon transmetimin e kanalit shtetëror rus RT DE

Të fundit nga