Çupi: U dërgua propozim memorandumi për hapjen e zyrave komunale për bashkëpunim me diasporën në 81 komuna

Ministri i angazhuar për diasporë, Xhemail Çupi ka njoftuar se sot është dërguar memorandum për hapjen e zyrave komunale për bashkëpunim me diasporën në 81 komuna në RMV.

Këto zyra siç bën të ditur ministri Çupi do të shërbejnë si urë për informim dhe mbështetje për qytetarët e RMV-së që jetojnë në diasporë.

 

Ja njoftimi i plotë i ministrit Çupi:

Sot ndjehem shumë i gëzuar pasi përfundimisht  u dërgua propozim memorandumi për hapjen e zyrave komunale për bashkëpunim me diasporën në 81 komuna në RMV.

Këta zyra do të shërbenin si urë për informim dhe mbështetje për qytetarët e RMV që jetojnë në diasporë. Rrjedhimisht në secilën komunë do krijohej një strukturë e veçantë për çështje nga diaspora me fokus themelor në forcimin e komunikimit dhe marrëdhënieve me komunitetet dhe shoqatat tona jashtë vendit. Andaj, shfrytëzoj rastin që të dërgoj apel te pushteti lokal, pa përjashtim, që të përkrahin këtë iniciativë që synim kryesor ka mbështetjen e diasporës sonë.

Falënderojë pa masë kabinetin tim për punën e palodhshme

Story i mëparshëm

Xhaferi: Bojkoti i VMRO-së “çon ujë në mullirin” e atyre që luftojnë kundër Ukrainës

Story i radhës

Pendarovski: Argumentet e Bullgarisë nuk kuptohen, shanset për heqjen e vetos bullgare janë më pak se 50%

Të fundit nga