Çun Lajçi, thirrje kryeministrit Kurti: Firmat nuk shlyhen o Albin! Hapi mirë sytë, se t’i mbyllë marrja përgjithmonë!

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar lidhur me dakordimin e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e Ohrit, që u mbajt të shtunën.

Ai e ka porositur kryeministrin Albin Kurti, që të ketë kujdes me dy nene të marrëveshjes, pasi “firmat nuk do të shlyhen”.

Sipas tij, Kosova do të ketë të ardhme të trishtë, nëse edhe Kurti bën gabimin sikurse paraardhësit e tij në pushtet, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Lajçit në Facebook:

Firmat nuk shlyhen o Albin!

Sot s’po flasin. I paskan harxhua fjalët; – jo s’e nënshkruen! – e nënshkruen e nënshkruen! – thehet thehet! Jo, nuk thehet! Pingul e bani nana e nuk lakohet as para Evropës as para Serbisë!

– Dje folën boll. Sot i paskan harxhua fjalët ose po i ruejnë për nesër!

(Sot) asht ditë pranvere e kanë me shpërthye si bulëzat; – Ajo pika 7 asht tradhti!

– Jo s’asht! Asht asht!

– Mund t’jetë pak autonomi, por tradhti jo!

– Asnjena as tjetra s’asht qysh po mendon ai e qysh po na pëlqen neve!

– Ajo pika 10 ajo ta djegë çergën! Por ky s’po mërzitet; – i ka thanë Amerika nënshkrueje dhe ky i ka mbyllë veshët. Ma nuk e dëgjon askënd, pos Amerikës! Madje as vetvetën!

– E ka marrë lapsin e po vrapon mbas Vuçiqit tue i bërtitë; – ndalu, se nuk asht shtagë. Nuk po dua me ta ngulë! S’po t’rrehi jo! Prit more. Nënshkrueje se t’bjen mirë edhe ty! Kështu po thotë Amerika! Unë s’dua me mendua ma me kokën time! Mjafton me mendua Ramushi, Memli e Lumiri. Mjafton me mendua Escobari!

Walkeri po thotë mos e nënshkruaj, por pleqve s’iu shitet fjala!

– S’di kush e pat mirë dje e kush do ta ketë mirë nesër, por unë po druaj se e nesërmja mund t’jetë e trishtë për Kosovën, nëse edhe ky e ban gabimin e atyne dy t’parëve!

– Firmat nuk shlyhen o Albin! As Kosova s’kthehet n’vitet e dymijëta!

Hapi mirë sytë, se t’i mbyllë marrja përgjithmonë!

Story i mëparshëm

“Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Biden”/ Rakipi pyet Fevziun për spektaklin që ka “mbërthyer” shqiptarët

Story i radhës

Republikanët sulmojnë prokurorin e Nju Jorkut që po heton ish-Presidentin Trump

Të fundit nga