Ç’të bëni kur ndiheni fajtorë vetëm se keni vendosur limite

E dini që nëse ka një moment perfekt për të vendosur ca limite është periudha e festave? Çdo vit nis me pritshmëri të mëdha për dashurinë, gëzimin dhe energjinë e mirë, por ky s’është realiteti për shumicën e njerëzve. Madje, mund të jetë kohë e ngarkuar me shumë stres. 

Gjatë kësaj periudhe, vizitat e gjata të njerëzve, familjarëve që jetojnë larg, etj të bëjnë të ndihesh sikur hapësira personale po dhunohet dhe e ndjeni të nevojshme të vendosni ca barriera. Kjo për arsyen e thjeshtë që darkat e festave të mos kthehen në zënka. 

Ekspertët thonë se vendosja e limiteve (përfshi këtu edhe njerëzit më të afërt) shkakon një lloj ndjesie faji. Ju mund të ndiheni të trishtuar sepse keni zhgënjyer një shok duke i thënë jo, apo vendimi juaj ka mërzitur mamin. Nëse kjo ndodh, ka mënyra për ta menaxhuar ndjesinë e fajit. 

Të ndihesh në faj padyshim që s’është gjendje e mirë. Thënë kjo ti je jo komod në bisedat që bën duke menduar se limitet e tua s’po i bëjnë familjarët të lumtur, por kujtoni se jeni njeriu i vetëm që e dini me siguri kur limiti është i mirë për ju. Nuk mund të ndikoheni nga mendimi apo reagimi i askujt. Në fakt, kur dikush reagon keq pas një limiti të caktuar që keni vendosur është një shenjë që tregon se ka qenë i nevojshëm vendosja e një kufiri.

Limtet vendosen për t’i treguar njerëzve që duhet t’ju trajtojnë siç e meritoni sepse dikush që sillet në këtë mënyrë me ju nuk ka nevojë as për vendosje kufiri dhe as nuk reagon ndaj limiteve tuaja.

Ata që vërtetë ju duan do ta kuptojnë dhe do të jenë të lumtur për vendimet që merrni pa kaluar në egoizëm. Madje raportet pas vendosjes së limiteve do të bëhen edhe më të shëndetshme sepse ju jeni duke mbrojtur dhe plotësuar nevojat tuaja. Përmes tyre, do kuptoni kush ju do vërtetë. 

Për ta luftuar ndjesinë e fajit, kujtoni qëllimin tuaj fillestar. Ju nuk doni të lëndoni askënd, po e bëni për të mbrojtur shëndetin mendor dhe mirëqënien emocionale. 

Mbani gjithashtu mend se do të ndiheshit më në faj me veten nëse do ishit ju ai njeriu që është gjithmonë i gatshëm për të tjerët dhe i pari që i kërkon të gjithë. Për të tillë njerëz, vendosja e ca limiteve është proces pak më i vështirë, por i nevojshëm sepse do t’i rikthente respektin për veten dhe prestigjin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E bujshme! BE njeh protestën e Berishës më 6 dhjetor dhe lëshon thirrjen e fortë

Story i radhës

Bekteshi: Produktet duhet të ulen nga 10% nga të gjitha kompanitë

Të fundit nga