Cristiano Ronaldo thyen rekordin e Peles, shumë afër të bëhet golashënuesi numër një në histori

Në dokumentarë thuhet se Pele ka bërë mjaftueshëm për të mbajtur rekordin e tij golashënues, por mesa duket kjo gjë nuk doli të jetë e vërtetë.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo me dy golat ndaj Udinese e theu këtë rekord të ‘çmendur.

Ronaldo tani është golashënuesi numër dy në histori me 758 gola të shënuar, një më shumë se Pele që ka të regjistruar 757 gola.

Para Ronaldos bazuar në statistika vetëm Josef Bican ka shënuar më shumë gola se portugezi, thuhet se legjenda e Slavia Prague ka realizuar 805 gola brenda viteve 1931 – 1955.

Pos kësaj, 35-vjeçari arriti tjetër rekord duke shënuar për 20 vite radhazi, derisa më impresionuese është që ka shënuar se paku 20 gola për klubin dhe Kombëtaren në 15 sezonet e fundit.

Ngjarja paraprake

Njihuni me vajzën e re që i bashkohet ‘Përputhen’

Ngjarja e ardhëshme

Indonezi, shpërthen mali Sinabung duke hedhur hirin 1.000 metra lartë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian