Cristiano Ronaldo i pari person që ndiqet nga 400 milionë ndjekës në Instagram

Sulmuesi i Manchester United ka një bazë të fansave në tërë globin kurse rrjetet sociale vazhdojnë të ndiqen nga ndjekës të tij, pavarësisht faktit që ai tani është në fund të karrierës së tij. 

Superylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo është bërë personi i parë që ka kaluar 400 milionë ndjekës në Instagram. 

Ronaldo tashmë konsiderohet njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit, ku ka pasur një karrierë të bujshme 22 vjeçare,  ku ka thyer një mori rekordesh individuale por po ashtu edhe trofe me skuadra të mëdha. 

Pavarësisht se mbush 37 viteve të shtunën, portugezi po tregon se nuk e ka në plan të ndalet dhe popullariteti i tij nga jashtë fushe po rritet. 

Ronaldo lë gjurmë në rrjetet sociale 

Ronaldo është bërë personi i parë në botë që ka arritur të këtë 400 milionë ndjekës në Instagram, me llogarinë e tij që pas një kontrollimi zyrtar tani ka 469 milionë ndjekës. 

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte i pari që kishte arritur të këtë 200 milionë ndjekës në janarin e vitit 2020 dhe ka arritur që t’i dyfishojë shifrat pas dy viteve, me yllin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi që është i dyti futbollist më i ndjekur në Instagram më afër 300 milionë ndjekës. 

Postimi më i fundit i Ronaldos ka arritur afër 14 milionë pëlqimi derisa ai ka shkarkuar një fotografi në një darkë me gruan e tij, Georgina Rodriguez dhe ka falënderuar ndjekësit e tij për urimet e ditëlindjes.

“Jeta është si një slitë me rrota”, ka shkruar ai poshtë fotografisë. “Punë e palodhshme, shumë shpejtësi, gola të nevojshëm, pritshmëri të ndryshme”. 

“Por, në fund, gjithçka vije të familja, dashuria, ndershmëria, miqësia, vlerat që na bëjnë të luftojmë. Faleminderit për të gjitha mesazhet! 37 dhe vazhdojmë numërimin”. 

Sa persona ndjek Ronaldo dhe cila është shqiptarja që ai e ndjek 

Derisa ai ka më shumë se 400 milionë ndjekës në Instagram, numri i atyre që ndjek Ronaldo është shumë i vogël. 

Ai ndjek vetëm 501 persona. 

Shumica e këtyre personave janë personalitete nga bota e futbollit dhe artit. 

E nga këta persona, Ronaldo ndjek edhe këngëtaren shqiptare, Rita Ora. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qeveria e RMV-së justifikon ASK-në për shkeljet e Ligjit për Shtetësi

Story i radhës

Shprehjet qё mbajnё larg ankthin duhet t’i mёsosh patjetёr

Të fundit nga