CR7 punon për një De Ligt 2, nis bisedat me yllin e Spanjës

Ylli i Juventus-it po përgatitet për një të ardhme si drejtor sportiv. Sipas Dona Balon, në fakt, në përfundim të miqësores mes Portugalisë dhe Spanjës, e mbyllur 0-0, kapiteni i luzitanëve duket se ka folur me spanjollin Adama Traore.

Zërat e merkatos e kanë dhënë disa herë afër Juventus-it sulmuesin e fuqishëm të Wolves. Ronaldo kërkon të përsërisë operacionin De Ligt, me të cilin ka folur për skuadrën torineze kur ishte tek Ajax.

CR7 do të donte ta kishte Traore në skuadër, në janar ose qershor, por gjithçka do të varet nga shitjet e mundshme të Juventus-it në repartin e sulmit, duke parë se në ditët e kaluara është marrë Federico Chiesa dhe është konfirmuar Paulo Dybala me Federico Bernardeschi-n.

Klubi anglez e vlerëson 40 milionë euro futbollistin 24 vjeç. Një operacion i komplikuar, por jo i pamundur.

Ngjarja paraprake

Pas aktorit turk, moderatorja shqiptare e sportit magjeps edhe grekët

Ngjarja e ardhëshme

Mësimdhënësit ankohen për orar të mbingarkuar, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë thotë të kundërtën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian