Ç’po ndodh në Greqi! Qytetarët të revoltuar me Mike Pompeon, i vendosin flakën flamurit amerikan

Vizita e Sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompo, është shoqëruar me protesta të dhunshme në Greqi.

Me parullën “Pompeo është i padëshirueshëm”, qytetarët në Athinë u mblodhën fillimisht në Parkun Eleftherias, për të marshuar më pas drejt Ambasadës së SHBA-së.

Mediat greke raportojnë se pas orës 19:00 janë regjistruar disa incidente mes protestuesve dhe policisë, me këta të fundit që nuk kanë nguruar të përdorin gaz lotsjellës. Ndërsa në Selanik një grup qytetarësh dogjën flamurin amerikan jashtë konsullatës së SHBA-së, në rrugën Tsimiski.
 

Ngjarja paraprake

Turqia raporton 1.412 raste të reja dhe 1.422 të shëruar nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Zynga mbyll dikur lojën më popullore në Facebook

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian