Covidi i merr jetën dy vëllezërve brenda 24 orëve

Dy vëllezër nga Mati kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 njëri pas tjetrit.

Viktimat janë Fatmir Domi, 60-vjeç dhe Luan Domi 55-vjeç, nga Batra e Matit dhe ishin me banim në Durrës.

Njëri prej tyre ka ndërruar jetë të enjten dhe tjetri brenda 24 orëve, këtë të premte.

Ibrahim Domi është tronditur kur fillimisht ka njoftuar vdekjen e xhaxhait të tij të vogël  dhe pak orë më vonë u detyrua të njoftonte dhe vdekjen e të atit.

“Me hidherim te thelle njoftoj vdekjen e babait tim Fatmirit 60 vjec, i cili nderroi jete sot per shkak te ketij virusi te pabese. Humbja e Fatmirit ishte nje goditje e forte dhe e papritur per femijet, bashkeshorten, mua, te afermve dhe miqve” shkruan Ibrahim Domi, djali i viktimës.

Ndërsa diaa orë më parë ai njoftoi vdekjen e xhaxhait, po nga koronavirusi. “Me hidherim te thelle njoftoj vdekjen e xhaxhait tim te vogel Luanit 55 vjec, i cili nderroi jete sot per shkak te ketij virusi te mallkuar. Largimi Luanit nga kjo jete la pas ne pikellim vellezerit, 2 vajzat Sibora e Luvana, bashkeshorten Valbona, miqte dhe te afërmit”.

Kryebashkiaku i Klosit Ilmi Hoxha, miq dhe të afërm kanë ngushëlluar familjen.

Ngjarja paraprake

Varianti kalifornian i Covid shqetësues, Fauci: Vaksinohuni sa më shpejt, jemi në garë me virusin

Ngjarja e ardhëshme

Premier League, arbitrat do të “paguajnë” për gabimet e tyre

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian