Covid në Evropë, OBSH: Infektimet më të Larta se Piku i Parë i Koronavirusit

Drejtori rajonal i OBSH-s për Evropën, doktor Hans Kluge ka deklaruar se situata që paraqitet është shumë serioze. Foto:Flickr

Infeksionet e përjavshme me COVID-19 në Evropë aktualisht janë më të larta se piku i parë i koronavirusit i verifikuar në mars.

Drejtori rajonal i OBSH-s për Evropën, doktor Hans Kluge ka deklaruar se situata që paraqitet është shumë serioze.

Javën e kaluar, kuota e infektimeve në Evropë tejkaloi 300 mijë rastet, ndërkohë që në fund të pranverës ajo llogaritej në 264 mijë e 675 raste.

Më shumë se gjysma e vendeve evropiane kanë raportuar një rritje më të madhe se 10 për qind të rasteve në dy javët e kaluara. Nga ato, 7 vende kanë regjistruar një rritje të rasteve të reja më shumë se dyfish në të njëjtën periudhë.

Sipas doktor Hans Kluge, në pranverë dhe në fillim të verës u konstatua impakti i bllokadave, të cilat dhanë rezultat pasi në qershor rastet prekën minimumin historik.

Por shifrat e regjistruara në shtator duhet të shërbejnë si një këmbanë alarmi për të gjithë ne, ka theksuar drejtori i OBSH për Evropën.

Në kontinentin e vjetër janë regjistruar mbi 4.8 milionë raste me COVID-19 dhe 226 mijië e 524 vdekje, por duhet të merret parasysh edhe impakti që virusi ka pasur në shëndetin mendor të qytetarëve dhe ekonomitë e vendeve të ndryshme.

Doktor Hans Kluge shtoi se aty ku janë marrë masa ka pasur rezultate, por aty ku çështja është politizuar dhe ka pasur keqinformim, virusi ka qenë i pamëshirshëm./Euronews Albania

Ngjarja paraprake

Beatrix Ramosaj gati sa nuk i zbulon të gjitha me fustanin e shkurtër

Ngjarja e ardhëshme

Trump thotë se sonte do të dalë nga spitali

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian