Covid, Brataj: 700 mijë thirrje telefonike që nga nisja e pandemisë

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se që nga fillimi i pandemisë dhe deri në fund të vitit që lamë pas, janë bërë 700 mijë thirrje telefonike në numrin 127. Sipas tij, shumica janë trajtuar në banesa.

Ai ka thënë se prej tyre,  150 mijë kanë qenë vizita në shtëpi.

Brataj ka shtuar se numrat më të mëdhenj të pacientëve po trajtohen në banesa.

“700 mijë thirrje kanë ardhur nga fillimi i pandemisë deri në fund të vitit, nga të cilat 150 mijë kanë qenë vizita në shtëpi, 55% janë trajtuar në banesa dhe 45 % janë transferuar drejt spitaleve. Kjo ka çuar në një përmirësim të shërbimit. Pavarësisht nga kjo sëmundje, numrat më të mëdhenj të pacientëve po trajtohen në banesë. Qendra  kombëtare do të bëjë atë pikën lidhëse me institucionet, që nga skedimi i pacientit me tampon dhe lidhja me të gjitha format e tjera”, – u shpreh Brataj.

Ngjarja paraprake

SHBA-ja shënjestron me sanksione sektorin e metaleve të Iranit

Ngjarja e ardhëshme

Nicki Minaj paditet nga reperi i njohur për vjedhje kënge, ja sa mund të shkojë gjoba për të!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian