COVID/ 8 të vdekur në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 8  viktima nga COVID-19.  Gjatë kësaj kohe janë raportuar 754 raste të reja të infektuara me këtë virus, ndërsa 3 mijë e 900 persona janë shëruar nga ky virus gjatë kësaj kohe.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

07 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.793.236 doza të vaksinës.

Deri më sot 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 88.988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 3.879 testime, 754 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.

Në total numri i rasteve aktive është 23.823./albeu.com/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Turqia nxjerr armën e tmerrshme: Me këtë kontrollojmë të gjithë detet

Story i radhës

Kovaçevski thotë se paga minimale duhet të rritet vazhdimisht

Të fundit nga