Covid-19/ Virusi hyn në burgun e Rrogozhinës, infektohen dy gardianë

COVID-19 ka hyrë edhe në burgun e Rrogozhinës duke infektuar dy pjesëtarë të stafit.

 ‘BalkanWeb’ raporton se deri më tani janë infektuar dy gardianë të këtij institucioni.

Nuk dihet nëse ka edhe anëtarë të tjerë të stafit apo të burgosur të infektuar, por sot janë dezinfektuar ambientet e brendshme dhe të jashtme me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Kavajë gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 30 qytetarë.

Ngjarja paraprake

Dënohet me vdekje infermierja që vrau dhe copëtoi kolegun që e shantazhonte për seks

Ngjarja e ardhëshme

Zeka: Gjykata Speciale do të akuzojë rreth 100 figura të larta të politikës dhe ushtrisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian