Covid-19/ Ulen rastet e reja në Greqi, 47 viktima në 24 orët e fundit

Pëson rënie numri i infektimeve të reja me Covid-19 në Greqi.

Sipas asaj që raporton Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 510 raste të reja, nga 816 të një dite më parë.

Sa i përket viktimave, 47 pacientë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19, ndërsa në spitale 391 persona ndodhen të intubuar.

Nga nisja e pandemisë, shteti fqinj numëron 142,777 të infektuar dhe 5,146 viktima.

Ngjarja paraprake

Bekim Mulliqi - portier i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës

Ngjarja e ardhëshme

10 viktima dhe 166 raste të reja me koronavirus në vend

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian